Lumen

Përshkrimi i produktit

Udhëzime përdorimi

Pastrimi i veglave të punës

Lumen ë një shtresë lyerse për sipërfaqet e brendshme mbi bazën e teknologjisë së membranave termoqeramike.

Lumen mund të shtrohet mbi të gjitha sipërfaqet e qëndrueshme, të pastra, të thata, pa ndryshk dhe vajra, si në suva të reja, ashtu dhe të vjetra, letra murale, metal, plastika, fibra sintetike dhe mbi shtresa të vjetra e të qëndrueshme boje. Për të siguruar veçoritë energjitike duhet të sigurohet një bazament (sipërfaqe) frymëmarëse (difuzive).

Rulat, furçat dhe paisjet spricuese shpëlajini shumë mirë menjëherë mbas përdorimit.

Lëndët përbërëse

Përgatitja e sipërfaqes bazë

Tonet e ngjyrave

Dispersion poliakrilati, dioksid titani, kaolinë, karbonat kalçiumi, silikate, ujë, glikol propileni, celulozë, lëndë konservuese

Grupi i produktit / kodi GIS

BSW20

Vlejnë të dhënat e fletës aktuale të sigurisë.

Plastikë:
Kontrolloni aftësinë ngjitëse të plastmasit

Matale:
Sipas metalit dhe kërkesave, lyejeni me një shtresë bazë (primer) ClimateCoating® RustPrimer ose ClimateCoating® ZinkPrimer

Shtrasa të vjetra të paqëndrueshme:
Në funksion të materialit, lajini ato, kërruajeni ose largojeni atë me pastrues me bazë alkaline të lartë ose me avull

Sipërfaqe bazë që pengojnë ngjitjen:
Shpëlajeni, pastrojeni me sulucione bazike, krruajeni

Sipërfaqe bazë minerale thithëse të lagështisë:
Shtresëzojeni me sulucion bazë (astar) ClimateCoating® FixPlus

Lumen mund të tonohet në sistemin e ngjyrave NCS, RAL dhe ClimateCoating® Edition 1.

Para përpunimit duhet kryer një kontroll ngjyre.

Magazinimi dhe transporti

Lumen magazinojeni dhe transportojeni në temperatura të freskëta, por jo në ngrirje. Enët e hapura mbyllini mirë dhe mundësisht përdorini sa më shpejt. I qëndrueshëm deri në 12 muaj pas datës së prodhimit.

 

Fusha e përdorimit

Verarbeitung

Forma e furnizimit

Lumen është një shtresë lyerje rezistente për sipërfaqet e brendshme për thuajse të gjitha sipërfaqet në mjediset e brendshme. Për shkak të përbërjes së veçantë Lumen kujdeset për balance më të mire të ndriçimit dhe një përftim më të fortë të dritës në mjedise të brendshme, kjo edhe në tonet e errëta të ngjyrave.

Përpunimi mund ët kryhet me furçë, rul ose me sprucim. Në rastin e një lyrje për herë të parë janë të nevojshme dy shtresa. Lumen është i gatshëm për tu përdorur. Nëse punohet me paisje sprucuese, duhet të respektohen rekomandimet e prodhuesit të tyre. Në sipërfaqe shumë të ashpra ose në rastin e përdorimit të paisjeve sprucuese, densiteti i materialit mund të rregullohet me pak ujë. Gjatë punës duhet të bëhet kujdes që të mos tejkalohet temperatura minimale e lejuar prej 5°C. Kjo vlen për të gjithë kohën e tharjes. Meqenëse gjatë përdorimit të materialeve ngjitës bëhet fjalë për materiale që kristalizohen nën ndikimin e rrezeve UV, duhet bërë kujdes për një ndriçim të bollshëm gjatë ditës.  Përpara përdoimit dhe pas ndërprerjeve të gjata të punës, materiali duhet përzier pak me përzierës elektrik.

Koha e tharjes ndërmjet çdo shtrese është 6 orë.

Enë 5; 12,5 Litra

Madhësi të tjera enësh sipas kërkesës.

Hedhja, flakja

Mos lini që mbetjet e produktit të përfundojnë në kanalizime, ujra mbitokësore ose në brendësi të tokës.

Jepini për riciklim vetëm enë boshe. Mbetjet e produktit dorëzojini vetëm tek vendet përkatëse të grumbullimit.

Kodi i mbeturinës – Nr. 080120 sipas listës së mbetjeve të BE.

Veçoritë specifike të produktit

Konsumi

Udhëzim sigurie

Frymëmarrës, pa çlirim gazesh dhe lëndësh tretëse, rrit reflektimin dhe përhapjen e dritës, qëndrueshmëri të lartë të toneve të ngjyrës, elastic, termikisht qetësues, rregullues i lagështisë në sipërfaqet absorbuese dhe difuzive

Të dhënat e materialit:

  • Vlera e rezistencës në difuzionin e avujve të ujit (sd) sipas DIN 52615
  • niveli i tharjes: sd = 1,7
  • diapazoni i lagështisë: sd = 0,02
  • dendësia: 1,14 kg/dm³ sipas ISO 2811-1
  • sjellja ndaj zjarrit: B-s1, d0
  • Rezistenca kimike: sipas kërkesës
  • shkalla e shkëlqimit: 0,4 sipas DIN ISO 2813
  • rezistenca e fërkimit në të njomë: klasa 3 sipas DIN-EN 13300
  • Raporti i kontrastit dhe aftësia mbuluese: Klasse 2 sipas DIN-EN 13300
  • shkalla e emisionit e = 0.55

Konsumi i Lumen qëndron në rreth 330 ml/m2 për një lyerje dyshtresore mbi sipërfaqe të lëmuara, e që nuk thithin shumë lagështi.

Sasitë e konsumuara varen nga struktura dhe aftësia thithëse e sipërfaqes bazë dhe nëse nevojitet, kryhet një lyerje provë. Për optimizimin e efiçiencës termike në mbrojtjen ndaj nxehtësisë në verë, në varësi të klimës dhe sipërfaqes bazë, nevojiten shtresa me trashësi më të mëdha.

Rregullat për lidhjet organike të çlirueshme (EG)

Vlera kufitare që nga 01.01.2010 për lëndët lyerse, toni mat (Prod.-Kat. a) për mure të brendshme dhe tavane = 30 g/l.

Ky produkt përmban < 3 g/l VOC (lëndë organike të çlirueshme).

Përmbajtja e fletës teknike nuk krijon marëdhënie kontraktuale ligjore.

Përdoruesi apo blerësi duhet të testojë në çdo rast, në kushte praktike, aftësinë e materialit para përdorimit.

Mos lini që mbetjet e produktit të përfundojnë në kanalizime, ujra sipërfaqësore ose nëntokësore. Mbajeni larg prej ushqimeve, pijeve dhe ushqimet e kafshëve. Mbrojeni nga prekjet e fëmijëve. Sipërfaqet që nuk duhen trajtuar duhet të mbrohen me anë të masave të duhura. Mbroni sytë dhe lëkurën nga sprucimi. Mos thithni me anë të frymëmarjes mjegullën që lind nga sprucimi gjatë punës.

Me daljen e një flete teknike të re, e kushtëzuar nga përmirësimi i produktit, të dhënat e paraqitura humbasin vlefshmërinë e tyre.

Të dhënat e paraqitura janë vlerësuar nga SICC Coatings GmbH në laborator dhe praktikë si vlera udhëzuese. Informacionet mbi produktin rrjedhin nga njohuritë më të mira dhe përkojnë me nivelin e sotëm të teknikës. Ndikimet mjedisore, materialet e punës, aparaturat e aplikimit qëndrojnë jashtë ndikimit tonë dhe kështu jashtë përgjegjësisë tonë. SICC© 2019