Sanosil 003 & 010

S003

Përshkrimi i produktit

Konsumi

Sanosil S003 është lëndë e gatshme për dezinfektimi e sipërfaqeve, e cila përmbush kërkesat e prEN 1276 (2009), të efektshmësisë levurocide të Din EN 1650 (2008), si dhe efektsshërisë bakterologjike të DIN EN 13697 (2002) brenda një efekti kohor prej60. Përmbush raportin e Dr. Pitten, IKI Gießen (2011).

Konsumi i Sanosil S003 është afërsisht 15-30 ml/m³ për çdo sprucim në mjedisin e brendshëm dhe në varësi të sasive të mykut.

Lëndët përbërëse / lëndët efektive biocide

Pastrimi i veglave të punës

1,5 g/ 100 g peroksid oksigjeni (ujë i oksigjenuar), <0,1 g/ 100 g argjend, ujë

Paisjet e sprucimit pastrojini mirë me ujë njëherë pas përdorimit.

Fusha e përdorimit

Magazinimi dhe transporti

Sanosil S003 sprucohet me anë të paisjeve sprucuese imët në të ftohtë, në mënyrë homogjene dhe duke qëndruar pezull në mjedis në mënyrë që të deaktivizojë krejtësisht sporet.

Sanosil S003 ruajeni dhe transportojeni freskët, por pa ngrirje. Enët e hapura mbyllini mirë dhe mundësisht përdorini shpejt. Sasitë e mbetura mos i hidhni sërish për ruajtje në enët e mbajtjes së tyre. Mos i depozitoni sëbashku me lëndë holluese, lidhje të metaleve të rënda, acide dhe alkale, si dhe mbajini të ndara nga lëndët e djegshme. Koha e magazinimit 36 muaj mbas datës së prodhimit. Mbrojini enët nga rrrezatimi i drejtëpërdrejtë i diellit.

Veçoritë specifike të produktit

Forma e furnizimit

Pa tratësa organikë, aromë neutrale, koha e efektit 120 minuta

Vetitë e veçanta të produktit

– Vlera e pH: 3 DIN 19266

Shishe 1 litërshe (një kuri kartoni ka 6 shishe)

Përpunimi

Hedhja (flakja)

Sanosil S003 sprucohet me anë të një paisje sprucimi imët në të ftohtë në mjedisin që të trajtohet. Për të deaktivuar të gjitha sporet e gjithë sasia e mykut duhet të mbetet në mjedis. Reja sprucuese hidhet në mure dhe përgjatë zonës me myk. Pas përdorimit mjedisi duhet të mbahet i mbyllur për 120 minuta. Po ashtu edhe dyert duhen izoluar me shirita ngjitës. Në mjedise me shumë myk mundet që të jetë i domosdoshëm dhe një sprucim i dytë.

Rekomandohet që të testohet reaksioni e materialit në vende të padukshme, veçanërisht në sipërfaqet e drunjta të vajisura dhe të krruajtura ose në ato me gurë tatyror, si dhe në kornizat e dritareve dhe bojën e bardhë të mureve (me pigmen dioksid titani).

Mbetjet e produktit shpëlajini mirë me shumë ujë në kanalizim. Neutralizimi nuk është i nevojshëm. Enët boshatisini dhe të shpëlara dërgojini për ripërdorim.

Mbrojtja personale

Shenjat e rrezikut sipas rregullave për lëndët e rrezikshme

Për ta mbrojtur veten nga një ngarkesë e rritur e sporeve në rastin e përdorimit të Sanosil S003 dhe për të mbajtur qëndrueshmërinë e vlerës prej 0.71 mg/m3, kërkohen masat për mbrojtjen personale.

Në përgjithësi:                 Shmangni kontaktin me sytë dhe lëkurën, mos thithni me anë të frymëmarrjes mjegullën e krijuar të solucionit.

Mbrojtja e fymëmarrjes:  Në rastin e sprucimit të imët (në formë mjegulle) kërkohet mbajtja e maskës mbrojtëse të frymëmarrjes, aparat i rekomnaduar filtri për kohë të shkurtër qëndrimi me filtër special për gazet NO-P3, ngjyra blu – bardhë

Mbrojtja e syve:              Mbani gati syzet mbrojtëse në rast e rrezikut nga spricimi dhe zhvillimi i pluhurit

Veshje mbrojtëse:           Mbani kostum (njëpërdorimësh) kundër pluhurit

Mbrojtja e duarve:          mbani doreza rezistente ndaj kimikateve (EN 374)

Udhëzime të mëtejshme në fletën e sigurisë si dhe në informacionet e shoqatave të sigurisë në vendin e punës BGI 858.

Sanosil S003 nuk i është renditur sipas rregullave të CLP (Classification, Labelling and Packaging). Megjithatë gjatë përhapjes (spricimit në formë mjegulle) të produktit duhet të merret detyrimisht në konsideratë mbrojtja personale.

Udhëzim sigurie

Përmbajtja e fletës teknike nuk krijon marëdhënie kontraktuale ligjore.

Përdoruesi apo blerësi duhet të testojë në çdo rast, në kushte praktike, aftësinë e materialit para përdorimit. Mos lini që produkti të përfundojnë në kanalizime, ujra sipërfaqësore ose nëntokësore. Mbajeni larg prej ushqimeve, pijeve dhe ushqimet e kafshëve. Mbrojeni nga prekjet e fëmijëve.

Sipërfaqet që nuk duhen trajtuar duhet të mbrohen me anë të masave të duhura.

Mbroni sytë dhe lëkurën nga sprucimi. Mos thithni me anë të frymëmarjes mjegullën që lind nga sprucimi gjatë punës. Me daljen e një flete teknike të re, e kushtëzuar nga përmirësimi i produktit, të dhënat e paraqitura humbasin vlefshmërinë e tyre. 

Të dhënat e paraqitura janë vlerësuar nga Sanosil Service GmbH në laborator dhe praktikë si vlera udhëzuese. Informacionet mbi produktin rrjedhin nga njohuritë më të mira dhe përkojnë me nivelin e sotëm të teknikës. Ndikimet mjedisore, materialet e punës, aparaturat e aplikimit qëndrojnë jashtë ndikimit tonë dhe kështu jashtë përgjegjësisë tonë.

S010

Përshkrimi i produktit

Konsumi

Sanosil S010 është një lëndë desinfeksioni pa përmbajtje klori dhe e shumë e përshtatshe për riparimin e dëmeve nga myqet. Efekti bazohet në të dy pjesët, përbërëse, peroksid oksigjeni (ujë i oksigjenuar), si dhe argjend. Të dy pjesët përbërëse nuk çlirojnë, përveç oksigjenit, pjesë përbërëse në ajrin e mjedisit, të cilat mund të kishin efekt toksik. Që këtej në këto lëndë nuk gjenden efekte anësore për shkak të kalimit të lëndëve kundër mykut në ajrin e mjedisit.

Konsumi i Sanosil S010 qëndron afërsisht në 100 ml/m² për çdo radhë punë. Sasitë e përdorura janë në varëssi të strukturës dhe aftësisë thithëse të sipërfaqes. Nëse sprucohet, duhet të meret parasysh humbje për shkak të mjegullës së krijuar prej tij.

Lëndët përbërëse/ lëndët efektive biocide

Pastrimi i veglave të punës

7.84 g/100 gr peroksid hidrogjeni, <0.1 gr/100 gr argjend, ujë

Furçat dhe paisjet e sprucimit pastrojini mirë me ujë njëherë pas përdorimit.

Fusha e përdorimit

Magazinimi dhe transporti

Për ti zhdukur menjëherë myqet Sanosil S010 hidhet mbi sipërfaqet e dukshme me rënie të mykut.

Sanosil S010 ruajeni dhe transportojeni freskët, por pa ngrirje. Enët e hapura mbyllini mirë dhe mundësisht përdorini shpejt. Sasitë e mbetura mos i hidhni sërish për ruajtje në enët e mbajtjes së tyre. Mos i depozitoni së bashku me lëndë holluese, lidhje të metaleve të rënda, acide dhe alkale, si dhe mbajini të ndara nga lëndët e djegshme. Koha e magazinimit 36 muaj mbas datës së prodhimit. Mbrojini enët nga rrezatimi i drejtëpërdrejtë i diellit.

Veçoritë e veçanta të prodduktit

Forma e furnizimit

Pa lëndë tretëse, me arome neutrale, koha e efektit 30 minuta në bazë të raportit të Dr. Pitten, IKI (Instituti për higjenën në spitale dhe kontrollin e infeksioneve) Gießen, 2013

Karakteristikat e materialit:

-Vlera e pH: 3 DIN 19266

Shishe 1 litërshe (një kuti kartoni ka 6 shishe)

Përpunimi

Hedhja (flakja)

Sanosil S010 mund të përpunohet me penel, furçe dhe paisje sprucimi. Në rastin e sprucimit duhet të punohet me pak presion, për të shmangur formimin e pluhurit të sporeve dhe krijimin e aerosoleve. Në varësi të shkallës së kontaminimit sipërfaqet e zëna me myk, duhet të ritrajtohen me Sanosil S010 edhe pas heqes së shtresave të mykut.

Rekomandohet, që përshtatshmëria me materialin të testohet në një vend të padukshëm, veçanërisht mbi sipërfaqet e vajosura apo të krruajtura të drurit ose në sipërfaqet e gurit natyror, si dhe në kornizat e dritareve dhe bojën e bardhë (pigmente të dioksidit të titanit) të murit.

Mbetjat e prodduktit shpëlajini mirë me shumë ujë në kanalizim. Neutralizimi nuk është i nevojshëm. Enët boshatisini dhe të shpëlara dërgojini për ripërdorim.

Mbrojtja personale

Udhëzim sigurie

Për të mbrojtur veten nga ngarkesa e rritur e sporeve në rastin e përdorimit të Sanosil S010 dhe për të mbajtur vlerën e kohëzgjatjes prej 0.71 mgr/m3, 0.5 ml/m³, kërkohen masa për mbrojtjen personale.

Në përgjihtësi:                 Shmangni kontaktin me sytë dhe lëkurën, mos thithni me anë të frymëmarrjes mjegullën e krijuar të solucionit.

Mbrojtja e fymëmarrjes:  Në rastin e sprucimit të imët (në formë mjegulle) kërkohet mbajtja e maskës mbrojtëse të frymëmarrjes, aparat i rekomnaduar filtri për kohë të shkurtër qëndrimi me filtër special për gazet NO-P3, ngjyra blu – bardhë

Mbrojtja e syve:              Mbani gati syzet mbrojtëse në rast e rrezikut nga sprucimi dhe zhvillimi i pluhurit.