StuccoTex

 

  •   CE-certified according to EN 15824
  •   a lightweight with only 0.8 kg/dm³
  •   with 1.3 kg/m² is very economical
  •   high-elastic and may also applied on critical substrates
  •   simply work-up with stainless steel trowel and smoothing on the grain
  •   can also be sprayed with a funnel spraygun
  •   resists any frost-dew test at temperatures from -30°C to +80°C
  •   very high colour fastness to more than 100,000 shades
  •   is to be set with water on the desired viscosity
  •   has no adverse influence on static surfaces because of its dry, light mass of 0.7 kg/ m²

 

 

Fleta Teknike:

Përshkrimi i produktit

StuccoTex është një strukturë e lehtë grafiato mbi bazën e teknologjisë së membranës termoqeramike.

Madhësia e kokrrizave të StuccoTex 80 është rreth 1,0 mm

Madhësia e kokrrizave të StuccoTex 280 është rreth 2,0 mm bis 2,8 mm

Lëndët përbërëse

Dispersion Polyacrylati, dioksid titani, oksid zingu, kaolin, karbonat kalçiumi, silikate, ujë, glykol propileni, Celulozë, Konservantë

Grupu i produktit / Kodi GIS

BSW20

Vlejnë të dhënat e fletës aktuale të sigurisë.

Fusha e përdorimit

StuccoTex është një strukturë rezistente e lehtë suvaje sipërfaqësore (grafiato), për pothuajse të gjitha sipërfaqet e rrafshta të mureve të jashtëme për të krijuar sipërfaqe dekorative. Për shkak të përbërjes së veçantë të StuccoTex rezultojnë një sërë fushash përdorimi energjitike, në mbrojtjen termike në verë, ashtu dhe në dimër.

Veçoritë specifike të produktit

Frymëmarës (difuziv), shumë rezistent ndaj ndikimeve agresive mjedisore, si smog dhe ozon, pa çlirime të gazeve dhe lëndësh tretëse, qëndrueshmëri të lartë ndaj rrezeve ultraviolet dhe motit, reflektues, qëndrueshmëri mjaft e lartë në tonet e ngjyrave, termikisht qetësues, rregullator lagështie për sipërfaqet dhe absorbues i lagështisë.

Të dhënat e materialit:

  • Vlera e rezistencës ndaj difuzionit të avujve të ujit (sd) sipas DIN 52615
  • Zona e thatë: sd = 1,3
  • Zona e njomë: sd = 0,42
  • Dendësia: 0,85 kg/dm³ sipas ISO 2811-1

Rregullat për  lidhjet organike të çlirueshme  (EG)

Vlera kufitare nga 01.01.2010 për lëndë që formojnë shtresë (Katalogu i produktit l) për dru, metal ose plastmase për ndërtesa, pjesët e tyre ndërtimore dhe elementet dekorative (si brenda, ashtu dhe jashtë) = 200 g/l.

Ky produkt përmban < 5 g/l VOC (lëndë organike të çlirueshme)

Udhëzime përdorimi

StuccoTex të shtrohet mbi të gjitha sipërfaqet e rrafshta, të qëndrueshme, të pastra, të thata dhe pa yndyrna, suvatë e reja dhe të vjetra, ngjyrimet e vjetra të qëndrueshme, metal dhe plastmase. Për sigurimin e vetive energjitike duhet të sigurohet një sipërfaqe bazë difuzive (frymëmarrëse).

Përgatitja e bazamentit

Sipërfaqet e ashpra të rrafshta të suvasë, vendet e riparuara me suva:

Sipërfaqet e ashpra të rrafshta të suvasë, vendet e riparuara me suva: pastrojini, neutralizoni me solucione alkaline dhe shtroni si bazë (astar, primer) StuccoPrimer

Plastmas:
Testoni afjtësinë ngjitëse dhe shtroni si bazë (astar, primer) StuccoPrimer

Metale:
Në varësi të metalit dhe veçorive të tij shtroni si bazë (astar, primer) ClimateCoating® RustPrimer ose ClimateCoating® ZincPrimer, dhe shtresëzim ndërmjetës me StuccoPrimer.

Shtresat e vjetra jo të qëndrueshme:
Në varësi të materialit që do të shtrohet lajeni, në varësi të materialit, shpëlajini,  pastrojeni kimikisht ose me pastrues me presion të lartë apo me avull të nxehtë, dhe shtresëzim ndërmjetës StuccoPrimer

qetë Shtresa të vjetra të qëndrueshme:
Shtroni si bazën (astar, primer) StuccoPrimer

Sipërfaqe të paqëndrueshme në ngjitje:
Lajini, pastrojini kimikisht me përmbajtje bazike, fërkoini, dhe shtresëzim ndërmjetës StuccoPrimer

Përpunimi

Puna vijon me proçesin e sprucimit, duke përdorur një pistoletë sprucuese hinkë ose paisje të përshtatshme me transmetim të materialit me sistem kërmilli (shnek) me një hapje të grykës prej 4 mm dhe me një presion prej 3,5 bar. Materiali mund të hollohet me ujë sipas viskozitetit të dëshiruar. Për të arritur pamjen e një strukture homogjene duhet pasur kujdes që të mbahet i njëjtin drejtim sprucimi, viskozitet dhe sasi sprucimi. StuccoTex në madhësinë e kokrrizave prej 280 mund të shtrohet dhe me një mallë prej çeliku inoksidabël dhe me një presion të lehtë të rrafshohet në madhësinë e kokrrizave (nuk duhet fërkuar). Për të shmangur krijimin e shkallëzimeve shtresën hidheni të njomë mbi të njomë. Sipas nevojës mbi StuccoTex mund të shtrohet ThermoProtect. Në këtë lloj mënyre majfton një shtresë njëherëshe.

Përpara punës dhe pas një kohe të gjatë ndërprerjeje, materiali duhet të përzihet shumë mirë (paisje përzierje me rrotullime nga e djathta).

Gjatë punës duhet patur kujdes gjithashtu që temperatura e ajrit dhe e objektit të mos jetë nën +5°C. Kjo vlen edhe për të gjithë hapësirën kohore të tharjes.

Shtresa prej filmi lidhet me anë të rrezeve të natyrshme UV (dritës së diellit) dhe arrin kështu pas disa ditësh qëndrueshmërinë e mjaftueshme, në varësi kjo të trashësisë së shtresës dhe kushteve klimaterike.

Koha e tharjes ndërmjet çdo shtresëzimi është 12 orë.

Konsumi

Konsumi i StuccoTex është afërsisht 1,5 kg/m² për një shtresë efektive mbi sipërfaqe të rrafshta dhe jo thithëse të forta të lagështisë.

Sasitë e përdorura janë të varura nga struktura dhe aftësia thithëse e sipërfaqes dhe duhet testuar me anë të shtresave provë.

Pastrimi i veglave të punës

Veglat e punës dhe paisjet e sprucimit lajini menjëherë mirë me ujë.

Tonet e ngjyrave

StuccoTex të ngjyroset me ngjyra pastel.

Përpara përpunimit testoni tonin e ngjyrës.

Magazinimi dhe transporti

StuccoTex magazinojeni dhe transportojeni të ftohtë, por pa ngrirje. Enët e përdorura mbyllini mirë dhe mundësisht konsumojini shpejt. I qëndrueshëm në magazinë 12 muaj nga koha e prodhimit.

Forma e furnizimit

15 kg

Madhësi të tjera enësh sipas kërkesës.

Hedhja poshtë (flakja)

Mos lini që mbetjet e produktit të përfundojnë në kanalizime, ujra mbitokësore ose