StuccoPrimer

Përshkrimi i produktit

StuccoPrimer është një shtresë bazë (astar) e gatshme për StuccoTex, në bazë e teknologjisë të membranës termoqeramike.

Lëndët përbërëse

Dispersion poliacrylati, dioksid titani, oksid zinku, kaolinë, karbonat kalçiumi, silikate, ujë, glykol propileni, celulozë, lëndë konservuese

Grupi i produktit  / Kodi – GIS

BSW20

Vlejnë të dhënat e fletës aktuale të sigurisë.

Përgatitja e bazamentit (sipërfaqes)

Sipërfaqe të ashpra e të rrafshta suvaje, vende të suvatuara rishtaz:
pastrojini, fluorojini (neutralizimi i sipërfaqeve bazike të suvave me acide Hexafluoridrike)

Shtresa të vjetra të paqëndrueshme:
Në varësi të shtresës që do të hiqet, lajeni atë, pastrojeni kimikisht ose largoni atë me ujë me presion ose me pastrues me avull të nxehtë

Sipërfaqe që nuk ngjisin mirë:
lajini, hiqni kimikisht me solucione bazike shtresat e vjetra, krruajini

Sipërfaqet që thithin shumë:
Shtrojini me ClimateCoating® FixPlus

Forma e furnizimit

5; 12,5; 18,93 Litra

Madhësi të tjera enësh sipas kërkesës.

Hedhja poshtë (flakja)

Mos lini që mbetjet e produktit të përfundojnë në kanalizime, ujra mbitokësorë ose në brendësi të tokës.

Jepini për riciklim vetëm enë boshe. Mbetjet e produktit dorëzojini vetëm tek vendet përkatëse të grumbullimit.

Kodi i mbeturinës- Nr. 080120 sipas listës së mbetjeve të BE.

Anwendungsbereich

StuccoPrimer është shtresë bazë (astar) për StuccoTex për thuajse të gjitha sipërfaqet e rrafshëta, si p.sh. suva të vjetra dhe të reja për të zvogëluar aftësinë e tyre thithëse dhe përmirëson ngjitjen dhe përpunimin e StuccoTex.

Veçoritë specifike të produktit

Difuziv sipas kushteve, frymëmarës, i varfër në çlirim lëndësh dhe pa lëndë tretëse

Të dhënat e materialit:

  • vlera e rezistencës ndaj ujit (vlera sd) DIN 52615
  • zona e tharjes: sd = 1,3
  • zona e lagështisë: sd = 0,7
  • dendësia: 0,9 kg/dm³ sipas ISO 2811-1

Rregullat për  lidhjet organike të çlirueshme (EG)

Vlera kufi prej 01.01.2010 për lëndët e bazave (astareve) sipas katalogut të prodhuesit = 30 g/l

Ky produkt përmban < 5 g/l VOC.

Udhëzim përpunimi

Sipërfaqja mbi të cilën do të shtrohet StuccoPrimer si rregull duhet të jetë e rrafshët, e qëndrueshme, të mbajë shtresa të tjera materialesh, e pastër dhe e thatë.

Përpunimi

StuccoPrimer mund të shtrohet me furçë ose me rul mbi suva të rrafshta. Materiali është i gatshëm për përpunim. Gjatë përpunimit gjithashtu duhet patur kujdes që temperatura e ajrit dhe e sipërfaqes të mos jetë nën 5°C. Kjo vlen edhe për të gjithë kohën e tharjes. Meqenëse në përdorimin e këtij materiali lidhës bëhet fjalë për një material lidhës që kristalizon nën rrezet UV të diellit, duhet të meret në konsideratë rrezatimi i mjaftueshëm i rrezeve UV të diellit gjatë ditës. Përpara përdorimit dhe pas ndërprerjeve të gjata të punës materiali duhet të përzihet shkurt me përzierës me elektrik.

Koha e tharjes ndërmjet dy shtresave është 12 orë.

Konsumi

Konsumi i StuccoPrimer është rreth 150 ml/m² për një shtresë efektive mbi sipërfaqe të rrafshta dhe që nuk thithin shumë lagështi.

Sasitë e konsumit varen nga struktura dhe aftësia thithëse e sipërfaqes dhe sipas rastit duhen testuar me anë të lyerjeve provë.

Pastrimi i veglave të punës

Rulat, furçat dhe paisjet e sprucimit duhet të shpëlahen menjëherë pas përdorimit.

Magazinimi transporti

StuccoPrimer magazinojeni dhe transportojeni në temperatura të freskëta, por jo në ngrirje. Enët e hapura mbyllini mirë dhe mundësisht përdorini sa më shpejt. I qëndrueshëm deri në 12 muaj pas datës së prodhimit.

Udhëzim sigurie

Përmbajtja e fletës teknike nuk krijon marëdhënie kontraktuale ligjore.

Përdoruesi apo blerësi duhet të testojë në çdo rast, në kushte praktike, aftësinë e materialit para përdorimi.

Mos lini që produkti të përfundojnë në kanalizime, ujra sipërfaqësore ose nëntokësore. Mbajeni larg prej ushqimeve, pijeve dhe ushqimet e kafshëve. Mbrojeni nga prakjet e fëmijëve. Sipërfaqet që nuk duhen trajtuar duhet të mbrohen me anë të masave të duhura. Mbroni sytë dhe lëkurën nga sprucimi. Mos thithni me anë të frymëmarjes mjegullën që lind nga sprucimi gjatë punës.

Me daljen e një flete teknike të re, e kushtëzuar nga përmirësimi i produktit, të dhënat e paraqitura humbasin vlefshmërinë e tyre.

Të dhënat e paraqitura janë vlerësuar nga SICC Coatings GmbH në laborator dhe praktikë si vlera udhëzuese. Informacionet mbi produktin rrjedhin nga njohuritë më të mira dhe përkojnë me nivelin e sotëm të teknikës. Ndikimet mjedisore, materialet e punës, aparaturat e aplikimit qëndrojnë jashtë ndikimit tonë dhe kështu jashtë përgjegjësisë tonë. SICC© 2019