ThermoVital

thermovital

Përshkrimi i produktit

Udhëzimet e përdorimit

Tonet e ngjyrave

ThermoVital është një material i gatshëm për sipërfaqet e brendshme për parandalimin e krijimit të mykut mbi bazën e teknologjisë së membranave termoqeramike.

ThermoVital mund të shtrohet mbi të gjitha sipërfaqet e qëndrueshme, të pastra, pa ndryshk dhe vajra, si:  suva të reja dhe të vjetra, letra murale dhe lyerje të vjetra të qëndrueshme. Për të siguruar të gjitha veçoritë energjitike, duhet të sigurohet një bazament me strukturë difuzive.

ThermoVital mund të tonohet me sistemet NCS, RAL dhe ClimateCoating® Edition 1.

Përpara lyerjes duhet të kyhet një kontroll i tonit të ngjyrës.

Lëndët përbërëse

Përgatitja e bazamentit

Magazinimi dhe transporti

Dispersion poliakrilati, dioksid titani, kaolinë, karbonat kalçiumi, silikate, ujë, glikol propileni, celulpzë, lëndë konservuese

Grupi i produktit / Kodi GIS

BSW20

Vlejnë të dhënat e fletës aktuale të sigurisë.

Fusha e përdorimit

ThermoVital është një shtresë rezistente parandaluese pothuajse për të gjitha sipërfaqet në mjediset e brendshme. Për shkak të përbërjes së veçantë të ThermoVital, rezultojnë një sërë fushash energjitike përdorimi në mbrojtjen termike, si në verë, ashtu dhe në dimër, si dhe parandalimi i mykut mbi bazën e fekteve fizike.

Sipërfaqet e ashpra të suvave, vendet e riparuara të suvave:
të pastrohen, të neutralizohen kimikisht dhe të shtrohet bazë (astar, primer) ClimateCoating® FixPlus

Plastikë:

Provoni aftësinë ngjitëse.

Metale:
Në varësi të metalit dhe kërkesave të tij shtroni material bazë (astar, primer) ClimateCoating® RustPrimer ose ClimateCoating® ZincPrimer

Shtresat e vjetra të paqëndrueshme:
Lajini dhe pastrojini kimikisht ose largojini ato me presion të lartë apo me paisje me avull, në varësi të shtresës së materialit.

Bazamente me probleme në ngjitje:

Lajini, pastrojini kimikisht me lëndë me përmbajtje alkaline, fërkojini

Bazamente që thithin shumë lagështi:
Shtroni material beze (astar) ClimateCoating® FixPlus

ThermoVital ruajeni dhe transportojeni freskët, por pa ngrirje. Enët e hapura mbyllini mirë dhe mundësisht përpunojini shpejt. Koha e magazinimit mbas datës së prodhimit 12 muaj.

Forma e furnizimit

5; 10; 12,5 Litër

Madhësi të tjera të amballazhit sipas kërkesës.

Hedhja poshtë (flakja)

Mos i lejoni që mbetjet e produktit të përfundojnë në kanalizime, ujra mbitokësore apo në brendësi të tokës.

Jepni për riciklim vetëm enët boshe. Mbetjet e produktit dorëzojini vetëm tek vendet e caktuara të grumbullimit.

Kodi i mbetjes – Nr. 080120 sipas listës Europiane për mbetjet.

Veçoritë specifike të produktit

Përpunimi

Udhëzim sigurie

Ai është frymëmarrës ka efekt termik qetësues, elastik, ka qëndrushmëri të lartë në tonet e ngjyrave, pa çlirime gazesh dhe lëndësh tretëse, në bazamentet difuzive dhe absorbuese vepron si rregullues lagështire

Të dhënat dalluese:

  • Vlera e rezistencës ndaj avujve të ujit (vlera sd) sipas DIN 52615
  • Zona e tharjes: sd = 1,7
  • Zona e lagështisë: sd = 0,02
  • Dendësia: 1,12 kg/dm³ nach ISO 2811-1
  • Sjellja nda zjarrit: B-s1, d0
  • Rezistenca kimike: sipas kërkesës
  • Shkëlqimi: 0.4 sipas DIN ISO 2813
  • Qëndrueshmëria në fërkim në të njomë: Klasa 3 nach DIN EN 13300
  • Raporti i kontrastit- Aftësia mbuluese: Klasa 2 sipas DIN-EN 13300

Përpunimi mund të kryhet me anë të lyrjes me rul, furçë ose me sprucim. ThermoVital është i gatshëm për përdorim. Nëse lyhet me paisje sprucuese, duhet të respektohen udhëzimet e prodhuesit të paisjeve të sprucimit. Në sipërfaqet e ashpra ose me përdorimin e paisjeve sprucuese viskoziteti i materialit mund të rregullohet me pak ujë. Gjatë punës duhet patur kujdes që të mos kalohet temperatura minimale e formimit të shtresës prej 5°C. Kjo vlen edhe për të gjithë kohën e tharjes. Pas një kohe të gjatë të ndërprerjes së punës, materiali duhet përzierë me një perzjerës elektrik.

Koha e tharjes ndërmjet shtresave është 6 orë.

Konsumi

Konsumi i ThermoVital është rreth. 330 ml/m² për sipërfaqe të rrafshta dhe që nuk thithin shumë bojë.

Sasitë e konsumuara varen nga struktura dhe aftësia thithëse e sipërfaqeve dhe nëse nevojitet, provojeni me një lyerje provë.

Përmbajtja e fletës teknike nuk krijon marëdhënie kontraktuale ligjore.

Përdoruesi apo blerësi duhet të testojë në çdo rast, në kushte praktike, aftësinë e materialit para përdorimit.

Mos lini produkti të përfundojnë në kanalizime, ujra sipërfaqësore ose nëntokësore. Mbajeni larg prej ushqimeve, pijeve dhe ushqimet e kafshëve. Mbrojeni nga prekjet e fëmijëve. Sipërfaqet që nuk duhen trajtuar duhet të mbrohen me anë të masave të duhura. Mbroni sytë dhe lëkurën nga sprucimi. Mos thithni me anë të frymëmarjes mjegullën që lind nga sprucimi gjatë punës.

Me daljen e një flete teknike të re, e kushtëzuar nga përmirësimi i produktit, të dhënat e paraqitura humbasin vlefshmërinë e tyre.

Të dhënat e paraqitura janë vlerësuar nga SICC Coatings GmbH në laborator dhe praktikë si vlera udhëzuese. Informacionet mbi produktin rrjedhin nga njohuritë më të mira dhe përkojnë me nivelin e sotëm të teknikës. Ndikimet mjedisore, materialet e punës, aparaturat e aplikimit qëndrojnë jashtë ndikimit tonë dhe kështu jashtë përgjegjësisë tonë. SICC© 2019