best bootstrap web building software download

Pyetje dhe përgjigje

Si duhet të përgatis terrenin para aplikimit në sipërfaqe të AERO-THERM®?

Sipërfaqja duhet të jetë e drejtë, pa të cara, e pastruar nga papastërtitë. Të çarat duhen mbushur dhe gungat duhen sheshuar.

A bëhet më efiçiente AERO-THERM® nqs i shtojmë një shtresë tjetër?

Një shtresë 1 mm e AERO-THERM® është optimale për të krijuar një mbrotje termale të qëndrueshme, dhe për të ulur koston energjike të ndërtesës. Disa vende mund të trajtohen edhe me një shtresë më të trashë të AERO-THERM(2-3mm). Kjo eliminon kondensimin e mykut.

Sa mund të jetë kursimi në përdorimin e AERO-THERM®?

Gjithcka varet nga qëllimi i aplikimit. Sandarti është aplikimi i AERO-THERM në tavan dhe në muret rrethuese, që sjell një kursim prej 12.5% të kostos gjatë sezonit të dimrit. Gjatë periudhës kalimtare kursimet shkojnë deri në 25%. Kursimi varet nga mënyra sesi është ndërtuar banesa, dhe nga eksperienca jonë në disa ndërtesa kursimi ka qënë edhe 60% ose më lartë.

Ku mund ta aplikoj AERO-THERM®?

Ju mund të përdorni AERO-THERM për trajtimin e tavaneve të sheshta ose të pjerrëta. Gjithashtu mund ta aplikoni edhe në sipërfaqe të mureve të brendshme, shkallët ngjitur me muret, bodrume, korridore,garazhde dhe vende të tjera që nuk janë të ngrohura mirë.

Gjithashtu mund ta përdorni si shtresë tjetër të formimit të dyshemesë me ose pa ngrohje (AERO-THERM floor).

A mund të aplikojmë AERO-THERM® në sipërfaqe të lagështa?

Kujdes nga burimi i mykut! Nqs burimi është një defekt ndërtimi atëherë shtresa AERO-THERM nuk do të bëjë punën e saj. Nqs myku shkaktohet nga kondensimi i ujit atëherë AERO-THERM është zgjidhja. Gjithsesi, është e rëndësishme të tregohet se lagështia e tepërt sjell në ngopjen e AERO-THERM dhe kjo ul efiçiencën.

Periudha e tharjes së AERO-THERM zgjatet për shkak të lagështisë. E nevojshme është që të jeni në dijeni të kësaj kur aplikoni shtresën.

Çfarë lloj boje është më mirë të përdoret mbi AERO-THERM®?

Përdorni bojë të depërtueshme dhe të holle. Mund të përdorni edhe letër në mur, pllaka qeramike mbi AERO-THERM. Efiçienca nuk do të ndryshojë.

Çfarë është komforti termal?

Komforti termik është kualiteti i rrethimit, ku as nuk është as shumë nxehtë, as nuk ndjen të ftohtë. Ndikohet nga temperatura e ajrit, temperatura e ambjentit rrethues dhe e objekteve, lagështia e ajrit, dhe shpejtësia e rrjedhjes së ajrit. Gjithashtu varet nga aktiviteti aktual, rrobat, dhe gjendja fizike. Gjithsesi koncepti i komfortit është individual.

Si kontribuon AERO-THERM në komfortin termik?

AERO-THERM zvogëlon kohën e nevojitur për të arritur komfortin termik, dhe zgjat stabilitetin termal të një objekti dhe kështu komforti termal zgjat. Dhomat me AERO-THERM e shpërndajnë temperaturën në mënyrë të njëtrajtshme dhe muret nuk e lejojnë të largohet nxehtësia, por janë të rehatshme në të prekur,pra nuk janë të ftohura.

FACEBOOK COMMENTS WILL BE SHOWN ONLY WHEN YOUR SITE IS ONLINE

NA NDIQNI

ADRESA
Him Kolli
Tiranë, 32/1

CONTACTS
Email: info@recycling.group.com.al
recycling.group@yahoo.com

Celular:
+355665740500
+355675336366

Recycling Group Shpk

  • Authorized distributor for:
  • Shqipëri, Kosovë,
    Maqedoni, Mal i Zi